Eja, o më i miri i të mirëve, o i Dashur!

Eja, o më i miri i të mirëve, o i Dashur!

Sa herë që afron ditëlindja e bekuar e Profetit tonë të Dashur, ne përpiqemi t'i drejtohemi Atij me fjalët tona më të bukura që do të mund t'i shkonin Atij. E ajo që i përbashkon të gjitha qasjet tona dhe thirrjet ndaj të Dërguarit të Allahut (s.a.s.), mund të jetë veçse dashuria dhe dëshira jonë për ta kujtuar dhe për ta pasur Atë të paktën shpirtërisht pranë nesh. M. Fethullah Gylen, në këtë melodi që rreket të pushtojë zemrat e dashuruara pas profetit Muhamed (s.a.s.), me disa qasje të veçanta, na përvijon imtësisht se si meulidet tona, të cilat i bëjnë thirrje më të mirit të të mirëve, Muhamedit (s.a.s.), ashtu siç janë ndër shkaset më të arrira për t'u takuar të paktën shpirtërisht me përfaqësimin ideal të Profetit tonë, janë edhe mënyra më e mirë për t'u futur në një atmosferë bashkëpranie me të Dërguarin e Allahut (s.a.s).