Fatkeqësia e tjetërsimit dhe breza të humbur

Fethullah Gylen: Përpjekja më e madhe

Në këtë melodi të zemrës do të dëgjoni disa këshilla tejet të vyera përsa i përket fatkeqësisë së tjetërsimit që na ka ngërthyer të gjithëve nga pak. I nderuari Fethullah Gylen thekson se sikur sadopak që njeriu t'i hyjë rrugës së tëhuajëzimit, ajo ka për të qenë një referencë për t'u tëhuajtur krejtësisht. Njeriu duhet të ruajë origjinalitetin e tij si i tillë, rrugën e mesme, sepse për sa kohë i hyn ndryshimeve nga pak nga çdo anë, do ta ketë tejet të vështirë që të kthehet sërish në gjendjen e mëparshme. Sa e sa breza të humbur kësisoj prej fatkeqësisë së tjetërsimit ka dhënë njerëzimit gjer më tani. Me lutjen që Allahu të na ruajë të gjithëve prej tjetërsimit, ju urojmë shikim të këndshëm!