SHBA: Lëvizja Hizmet nuk është organizatë terroriste

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby, deklaron se SHBA-të nuk e vlerësojnë Lëvizjen Hizmet si një organizatë terroriste.

Në konferencë për shtyp, Kirby iu përgjigje pyetjes së një gazetareje nëse SHBA-të e konsiderojnë apo jo Lëvizjen si një organizatë terroriste.

“Lëvizja Hizmet është definuar si një organizatë terroriste e jashtme. Lajmet që dolën në këtë drejtim i kemi parë. Për më shumë informata duhet pyetur qeveria turke ngaqë ata e kanë marrë këtë vendim”, tha Kirby.

Ndërsa i pyetur për akuzat e Turqisë që SHBA-të po përkrahin dy organizata terroriste, Kirby tha se "qëndrimi i Turqisë në lidhje më këtë çështje është në duart e drejtuesve të saj. Por ne nuk e konsiderojmë këtë lëvizje si organizatë terroriste”.