Veprimtaritë Ndërfetare e Ndërkulturore

Pasi u dha fund predikimeve e gjer më sot, Fethullah Gylen i ka përqëndruar përpjekjet për të ngritur dialog mes njerëzve që përfaqësojnë ideologji, kultura, fe dhe kombe të ndryshëm.

Ai merr pjesë në mbledhje dhe konferenca të orientuara për përgatitjen e njerëzimit për lindjen e epokës së tolerancës dhe mirëkuptimit që do t'i fuqizojë lidhjet mes njerëzve dhe ndërtojë bashkëpunimin mes qytetërimeve. 

Kur lihen mënjanë koncepti i nacionalitetit dhe kufijtë politikë që na ndajnë, del në pah se ekzistojnë më shumë pika të përbashkëta se ç'pandehin njerëzit. Fethullah Gylen është bërë iniciator i themelimit të Fondacionit të Gazetarëve dhe Shkrimtarëve me këtë orientim, duke marrë miratimin e shtresave të ndryshme të shoqërisë. 

Gjithashtu me këto ide e me këtë qëllim, Fethullah Gylen ka vizituar dhe pritur persona të ndryshëm nga Turqia dhe vendet e tjera. Mes tyre, ai është takuar me përfaqësuesin e Vatikanit në Turqi, me patrikun ortodoks të Turqisë, me patrikun armen të Turqisë, me kryerabinin e bashkësisë së hebrenjve të Turqisë si dhe me shumë gazetarë, analistë, yje të kinematografisë dhe intelektualë. Kurse jashtë Turqisë, ai është takuar me papën Gjon Pali II në Vatikan, me ish-kryepeshkopin e Nju Jorkut, Xhon O'Konnor, me antropologun dhe specialistin e marrëdhënieve njerëzore, Prof. Deil F. Eikelman, me Prof. Sidni Giffith të Kishës Katolike Amerikane, me ish-kryetarin e Bashkimit të Kundërshtarëve të Antisemitizmit (Anti Defamation League), Leon Levi, dhe me shumë përfaqësues të feve të tjera.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.