A është lëvizja Gylen një urdhër fetar?

Edhe pse dinamikat thelbësore të lëvizjes Gylen në aspekte të caktuara duken të ngjashme me ato të traditave klasike islame të urdhrave shpirtërorë, kjo lëvizje është e ndryshme përsa i përket formulimit të iniciativave qytetare dhe mënyrës së vet të kultivimit. Koncepti i Maks Veberit i “asketizmit të kësaj bote” mund të ndihmojë në interpretimin e Lëvizjes Gylen vetëm deri në njëfarë mase. Ajo është një lëvizje që fillimisht u organizua si pasojë e dinamikave civile. Lëvizja Gylen përkufizohet me anë të modestisë, vetësakrifikimit, altruizmit, devotshmërisë, unitetit, shërbimit pa pritur shpërblim dhe thellësisë së shpirtit dhe zemrës, pa llogaritur interesin personal dhe pa ndonjë qëllim apo dëshirë të fshehtë. Të gjitha këto janë koncepte të kulturës Sufi, duke qenë gjithashtu pjesë e dinamikave aktive intelektuale të lëvizjes. Por këto koncepte nuk lidhen vetëm me botën e brendshme të një personi, siç ndodh në disa urdhra Sufi; ato i adresohen gjithashtu edhe mjedisit të jashtëm, domethënë të asaj çfarë përbën aspektin shoqëror në një shkallë të caktuar. Nga ky këndvështrim, vetëdija për ndjenjën e shërbimit ndaj Zotit dhe thellësia e besimit, merr më tepër një dimension social dhe gjithëpërfshirës. Veber e sheh një veprim të tillë si “racionalizim të marrëdhënieve fetare dhe shoqërore.” Por edhe një nocion i tillë nuk e mbulon plotësisht aspektin dinamik racional dhe shoqëror të lëvizjes Gylen.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.