Erëra të përkundërta dhe qëndrimi i besimtarit

Erëra të përkundërta dhe qëndrimi i besimtarit

Në këtë publikim të një prej ligjëratave të ditëve të fundit të M. Fethullah Gylenit do të keni mundësi të ndiqni shprehjen më të qartë të mrekullisë se si besimi islam e pajis besimtarin me një forcë të atillë, të jashtëzakonshme, saqë jeta me cilëndo vështirësi të saj kthehet për të në ngarkesën më të papeshë. E shembujt më ilustrues dhe domethënës të kësaj të vërtete kaq të thjeshtë në dukje kur e dëgjon prej gojës së këtij mendimtari, janë gjithnjë prej të hënës së ndritshme, të Dërguarit të Allahut (pqmT) dhe sahabëve të Tij yje, e mandej gjithë shpirtrat më fisnikë të njerëzimit, të cilat janë trashëgimi e paçmueshme për shpirtrat tona. Buzëqeshja e tij dhe ligjërimi i ëmbël do t'i ndillnin optimizmin më të thellë cilitdo vullnetari të dritës, që në të shkuarën, sot, a në të ardhmen mund të jetë përballur a mund të përballet me gjithfarë erërash që fryjnë vetëdijshëm kundër dëshirave apo qëllimeve të tij të epërme.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.