• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Avokatët e Fethullah Gylenit e çojnë në Gjykatën Kushtetuese përpjekjen për ta deklaruar lëvizjen si “organizatë terroriste”

Avokatët e Fethullah Gylenit e çojnë në Gjykatën Kushtetuese përpjekjen për ta deklaruar lëvizjen si “organizatë terroriste”

Avokatët e Fethullah Gylenit e çojnë në Gjykatën Kushtetuese përpjekjen për ta deklaruar lëvizjen si “organizatë terroriste”

Avokatët e Fethullah Gylenit e kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese përpjekjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë për ta shpallur Lëvizjen “Hizmet” si “organizatë terroriste”.

Pasi kanë kërkuar dhënien e vendimit për shkelje të të drejtave të njeriut, në rast të mosdhënies së një vendimi të shpejtë ata kanë deklaruar se do t’i drejtohen Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Megjithëse në asnjë prej proceseve gjyqësore të hapura ose të mbyllura nuk është gjendur as edhe një provë e vetme për të provuar se bëhet fjalë për një organizatë terroriste apo krim të organizuar nga pikëpamja ligjor, janë duke u përndjekur dhe arrestuar padrejtësisht me mijëra njerëz, duke u shpallur si pjesëtarë të një organizate terroriste me arsyetim “vendimin” e Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe mbështetjen ekzekutive dhe politike të këtij pretendimi. Në këtë kontekst, shumë organe mediatike janë duke e zhvilluar aktivitetin e tyre duke u bazuar në vlerësime dhe pretendime krejtësiht politike, ndërkohë që pritet që edhe të tjerat të veprojnë sipas këtyre qëndrimeve politike.

Tashmë është një fakt i njohur që të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore rreth organizimit paralel janë tërësej politike dhe këtë e provon më së miri vendimi këshillues i Këshillit të Ministrave, që nuk është kurrsesi legjitime.

Gjithçka është shprehur fare qartë me pohimin e bërë se “ata do të gjykohen në të njëjtën kategori me çështjet e Partisë së Bashkimit Demokratik dhe ato të Partisë Komuniste të Kurdistanit.” Për arsye se artikulime të kësaj natyre, që përbëjnë një sulm të ulët ndaj të drejtës për gjykim të paanshëm dhe që bien në kundërshti të plotë me parimin e prezumimit të pafajësisë, kjo çështje është çuar individualisht në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar shpalljen e vendimit se kemi të bëjmë me shkelje të të drejtave të njeriut. Nëse kjo çështje nuk trajtohet brenda hapësirës normale kohore të ndjekjes së çështjeve në këtë gjykatë, atëherë ne do t’i drejtohemi Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke theksuar se aplikimi individual në Gjykatën Kushtetuese rezultoi i pavlefshëm.”

Avokati i Fethullah Gylenit: “Pretendimi për “organizatë terroriste” është krejt i pabazë”

Allbajrak, i cili është shprehur se “përderisa, megjithë ndjekjen nga afër, nuk është zbuluar as edhe një veprimtari dhune, pretendimi se Lëvizja Gylen është një organizatë terroriste dhe klienti im terrorist, në gjuhën e popullit nuk janë veçse nga një sofizëm bosh, pra pa kurrfarë baze.” Pasi theksoi se sa e vështirë do të kishte qenë fshehja e një krimi për plot 40 vjet, ai shtoi:

NUK U TREGUA DOT AS EDHE NJË PROVË E VETME KONKRETE

“Deri më sot, askush nuk ka pohuar qoftë edhe njëherë të vetme se klienti im apo ndonjë nga pjesëtarët e lëvizjes “Hizmet” të jenë organizuar ndonjëherë bashkë për t’u përfshirë në ndonjë veprimtari kriminale apo të tjera në kornizën e organizimit terrorist. Bëhet fjalë për një pjesë të shoqërisë që çdo veprimtari të saj e ka kryer përpara syve të shoqërisë, ndaj të pohosh se po të njëjtët njerëz janë grumbulluar për të kryer krime është diçka krejtësisht larg mendjes.

Allbajrak theksoi me ironi se, jo vetëm që nuk është dhënë as edhe një provë e vetme konkrete, por janë përfshirë në suazën e terrorit edhe veprimtaritë e zhvilluara për të drejtat më themelore të njeriut. Pasi u shpreh se po cilësohen si veprimtari kriminale po ato aktivitete në të cilat përfaqësuesit kryesorë të qeverisë kanë marrë pjesë vazhdimisht, madje në radhët e para, ai shtoi:

NUK U GJET AS EDHE NJË VEPRIMTARI E VETME E JASHTËLIGJSHME

“Siç vërehet qartë edhe prej raportit të përgatitur nga policia, nuk është gjetur as edhe një veprimtari e jashtëligjshme, ku Lëvizja Gylen, e cila ka afërsisht një gjysmë shekulli që zhvillon veprimtaritë e saj, të ketë përdorur kund forcën apo të ketë shkelur ligjin. Kështu që, nuk ka se si, që veprimtaritë dhe aktiviteti i pjesëtarëve të Lëvizjes “Hizmet”, të cilët mblidhen bashkë për të kryer veprime që nuk përbëjnë vepra penale, të cilësohen si veprimtari terroriste. Për rrjedhojë, Lëvizja “Hizmet” nuk mund të cilësohet assesi si “organizatë terroriste”.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.