Mesazh ngushëllimi për viktimat e akteve terroriste në Ankara

Mesazh ngushëllimi për viktimat e akteve terroriste në Ankara

I lutem Zotit për falje dhe mëshirë për 28 ushtarët e rënë dëshmorë si pasojë e një bombe të hedhur në kryeqytetin tonë, Ankaranë, prej organizatash terroriste; po ashtu edhe për 15 dëshmorët e rënë vetëm dy ditët e fundit. U shpreh gjithashtu ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve në dhimbje dhe Forcave të Armatosura të Turqisë dhe forcave të rendit, të cilat po përpiqen me çdo mund për të ruajtur rendin dhe unitetin e vendit.

Cilëtdoqofshin emri, burimi apo mbështetësit e tyre, çdo akt terrorist dhe ata që i kryejnë ato janë për t’u mallkuar. Mendoj se, të gjendur sot përbëllë kësi lloj qëllimesh dhe veprimesh të errëta që i kanë vënë vetes për synim prishjen e qetësisë dhe shkatërrimin e të ardhmes së vendit tonë, sot më tepër se kurrë besoj në domosdoshmërinë jetike të fuqizimit të bashkimit dhe të lidhjes fort pas vlerave tona të përbashkëta.

Aktet terroriste që kanë ndodhur njëri pas tjetrit në rajon kanë nisur të marrin përmasa që kërcënojnë paqen e brendshme dhe, më e keqja, unitetin e shtetit. Në një shtet ku institucionet e shërbimit informativ janë përherë në gatishmëri dhe në krye të detyrës, bëhen përpjekje që këto lloj aktesh të parandalohen, duke mos lejuar që ato ta ngulin thikën mu në zemër të shtetit. Pritshmëria jonë më e madhe është që ata që gjenden në drejtimin e vendit tonë të marrin sa më parë masa për t’i qetësuar dhe për t’i pakësuar në të ardhmen dhimbjet e popullit tonë.

I përgjërohem Zotit që ta ruajë popullin tonë dhe forcat që përpiqen për ruajtjen e sigurisë së tij prej çdo lloj rreziku apo armiqësie të shfaqur ndaj tyre, si dhe që populli ynë të mos ketë më ditë të tilla, të hidhëruara, por të shkojë drejt ditësh plot paqe dhe qetësi në shpirt.

M. Fethullah Gylen

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.