• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Gylen: Akuza ndaj meje, një përpjekje qesharake për të mbuluar mangësitë e sigurimit

Gylen: Akuza ndaj meje, një përpjekje qesharake për të mbuluar mangësitë e sigurimit

Menjëherë pas akuzave të ngritura prej drejtuesve të partisë në pushtet dhe kryetarit të bashkisë së Ankarasë, se pas aktit terrorist të kryer sot pasdite ndaj ambasadorit rus në Ankara fshihet FETO, emërtimi që pala turke përdor për Lëvizjen Gylen, ka qenë një ndër këshilltarët e Fethullah Gylenit që ka reaguar. Në postimet e tij në Twitter ai është shprehur se është dobësia në sigurim ndaj të cilës gjendet i ekspozuar vendi që prej gjuetisë së shtrigave pas tentativës për grusht shteti, ku thuajse të gjithë ekspertët e antiterrorit u burgosën njëri pas tjetrit. 

Fethullah Gyleni ka bërë një deklaratë të menjëhershme ku është shprehur se vrasja e ambasadorit të Rusisë në Turqi, Andrej Karlov, nuk ka kurrfarë lidhjeje me mua. Sipas një lajmi të publikuar prej Reuters-it, Gyleni është shprehur përmes zëdhënësit të tij se ai refuzon çdo lloj akuze të bërë në emër të tij, duke i vlerësuar këto akuza si “përpjekje qesharake për të mbuluar dobësinë në marrjen e masave të sigurisë”.

Alp Asllandogani, një prej këshilltarëve të Gylenit, në deklaratën për shtyp që i ka dhënë agjensisë ndërkombëtare “Reuters” është shprehur se “lidhja e vrasjes së ambasadorit rus në Turqi prej një prej përfaqësuesve të sigurisë në vend me lëvizjen Gylen është më se qesharake.”

“Ndër të tjera, z. Gylen e dënon me ndjenjat më të ashpra këtë sulm të pashpirt,” - ka përfunduar ai.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.