• Home
  • Nga Media
  • Lajmet
  • Gylen: E dënoj ashpër këtë sulm terrorist kaq të ndyrë drejtuar ambasadorit rus në Turqi

Gylen: E dënoj ashpër këtë sulm terrorist kaq të ndyrë drejtuar ambasadorit rus në Turqi

E dënoj ashpër këtë sulm terrorist kaq të ndyrë drejtuar ambasadorit rus në Turqi, z. Andrej Karlov, i cili po mbante fjalën e tij në një prej galerive të artit në Ankara.

Asnjë sulm terrorist nuk mund të justifikohet, cilidoqoftë ai që e ka kryer këtë vepër dhe ciladoqoftë arsyeja e tij. Ajo çfarë presin qytetarët tanë dhe mbarë opinioni publik ndërkombëtar është zbardhja sa më shpejt e prapaskenës së këtij akti, duke u zbuluar organizatorët dhe kush e ka ndihmuar atë që e kreu atë dhe duke u marrë çdo masë e nevojshme që të mos ndodhë më diçka e këtillë.

Për shumë specialistë, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, largimi nga detyra i shumicës së specialistëve të antiterrorit, arrestimi, largimi apo transferimi i tyre në detyra, duke u zëvendësuar nga policë që nuk i përkasin kësaj ekspertize si pasojë e gjuetisë së shtrigave të nisur që prej vitit 2014 në Turqi, nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka dobësuar ndjeshëm sigurinë në vend.

Ky akt i turpshëm që është bërë ndaj një njeriu që gjendet aty për të përfaqësuar një komb të tërë, i cili përpiqet të gjejë legjitimim duke u lidhur pas humbjes së jetës së dhjetëramijëra njerëzve dhe detyrimit për të emigruar të miliona të tjerëve në një vend tjetër, nuk është gjë tjetër veçse t’i hedhësh edhe më shumë benzinë zjarrit të ndezur në Siri.

Unë i shpreh ngushëllimet e mia më të ngrohta familjes së z. Karlov dhe mbarë popullit rus. I lutem Zotit që t’ia thajë njëherë e mirë rrënjët terrorizmit dhe ta çojë vendin tonë dhe mbarë botën  sa më shpejt drejt një vendi dhe ditëve kur do të frymohet veç paqja dhe qetësia.

Shpresoj që kjo fatkeqësi e radhës të kthehet në një rast reflektimi, si për qeveritë ruse dhe turke, por edhe për mbarë botën, që të bëjnë ç’të jetë e mundur për t’i përshpejtuar hapat drejt zgjidhjes një orë e më parë dhe në mënyrë sa më paqësore të krizës në Siri.

Pin It
  • Publikuar më .
© 2024 Faqja e internetit të Fethullah Gylenit . Të gjitha të drejtat të rezervuara, Faqja zyrtare në gjuhen shqipe e mendimtarit Fethullah Gylen.
fgulen.com, është faqja zyrtare e mendimtarit Fethullah Gylen.